Në fund të ndeshjes së fituar kundër Arsenalit, që solli trofeun e dytë të Europa League për Chelsea, sulmuesi Olivier Giroud deklaroi për BT Sport se skuadra e meritonte të fitonte diçka këtë vit: “Jam shumë krenar sepse ky ekip meritonte të fitonte diçka këtë vit. Fitorja është e veçantë, ne jemi shumë të lumtur, ishte e veçantë për mua”.

Duke qenë një ish-lojtar i Topçinjve, sulmuesi francez nuk festoi në momentin e golit për të reskektuar ish-skuadrën e tij.

“Natyrisht se kam lënë shumë miq te Arsenali, klubi që ma ka ndryshuar jetën, ma ka dhënë mundësinë që t’i jetoj ëndrrat e mia duke luajtur në Premier Ligë”.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb