Juventus shikon nga e ardhmja. Pasi me te drejtë u kurorëzua si “Mbretëresha” e merkatos, skuadra bardhezi, nuk ndalet me kaq. Guintoli dhe stafi i tij, janë menjëherë duke ideuar edhe planin e rradhës, duke nisur nga dritarja e rradhës së transferimeve. Sipas asaj që raportohet nga e përditshmja italiane sportive, Il Corriere dello Sport, juventinët i janë vënë pas Jonathan David, sulmuesit kanadez të Lillë, kontrata e të cilit me klubin francez skadon në 2025. Plani është që David të merret verën e ardhshme me 0, por Juventusi do të ketë konkurrencë të fortë, një prej të cilave do të jenë ziklatrit e Interit, të cilët e dëshirojnë gjithashtu sulmuesin.

Ndërkohë në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” ka nisur puna edhe për rinovimin e Dusan Vlahoviç. Sulmuesit serb i skadon kontrata në verën e 2026, ndaj drejtuesit kërkojnë të marrin shpejtë masat për të rinovuar kontratën me sulmuesin serb, për të shmangur çdo të papritur. Palët kanë nisur bisedimet për këtë çështje, ndaj pritet vetëm konkludimi I marrëveshjes gjatë muajve të ardhshëm. Palët janë optimist për këtë marrëveshjem duke qenë se e kanë shprehur vullnetin për të vijuar bashkëpunimin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: