Maren Hoxha rrëfen pikërisht nga vendi ku u vra, arsyet që ia paracaktuan këtë fat. Trending ishte në Petrelë, pikërisht në skenën e krimit për të sjellë historinë. Me siguri që tashmë e keni kuptuar, një i vdekur nuk mund të flasë, kjo është e mundur vetëm nëse ai është vrarë në film. Bëhet fjalë për filmin aksion kinezo-shqiptar “Balkan Blood”.

Maren Hoxha, aktor protagonist në këtë film rrëfen për “Trending” se xhirimet e filmit janë realizuar në Petrelë dhekanë zgjatur për më shumë se 1 muaj. Ky film është I rëndësishëm për të pasi është pari ku ka një rol protagonist, ndërsa emocionues për të është fakti që luan përkrah të vëllait.

Pikërisht në vendin ku vritet në film, Mareni na thotë: Ndihem gjallë. Ai është një I ri me energji dhe ide të qarta. Edhe ose familja e tij jeton në Amerikë, Mareni thotë se nuk do të largohet nga Shqipëria pa u kompletuar si aktor.
I lumtur që ka pasur fatin të përzgjidhet në këtë film, ai tregon se kinematografia shqiptare më tepër se art, është biznes. Ndërsa vlerëson tej mase filmat e realizuar në Shqipëri para viteve ’90.

Për filmin nuk kemi çfarë të flasim më shumë, ju mbetet të dëgjoni Marenin teksa tregon detajet dhe ta shikoni në kinema.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: