GJAKOVE – Arrestohet në Gjakovë një shtetas anglez, i cili dyshohet se ka torturuar dhe abuzuar seksualisht me dy vajza të mitura në Kosovë. Sipas mediave në Prishtinë, 74-vjeçari Antoni Ashtdowon, i njohur si Hamiti, është prangosur nën dyshimet për pedofili.
Kryeprokurorja e Gjakovës, Shpresa Bakija tha se 74-vjeçari ishte nën hetim prej kohësh pasi sipas saj, ekzistojnë disa CD ku shihet se si anglezi torturon seksualisht dy vajza 16-vjeçare. Sipas prokurores Bakija, ka prova të mjaftueshme që anglezi Ashtdowun të mbahet në paraburgim.
74-vjeçari Antoni Ashtdowon jeton në Gjakovë që prej vitit 2000. Mësohet se ai ka qenë i dënuar edhe në Angli për pedofili.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: