TIRANË- Sot, në kushtet që jetojmë, shumica e popullsisë ankohen për dhimbjen e shpinës. Janë 6 gjëra për të cilat specialistët e shëndetit u bëjnë thirrje për ndërgjegjësim për të parandaluar dhimbjen e shpinës, e cila me kalimin e viteve rëndohet  duke sjelle komplikacione më të rënda.

1.Pirja e duhanit

Sipas specialistëve të shëndetit, pirja e duhanit mund të ndikojë në dhimbjet e shpinës në dy mënyra. “Pirja e duhanit ul furnizimin me gjak të atyre që njihen si “disqet e shpinës”, duke shkaktuar plakjen e parakohshme të tyre. Nga ana tjetër pirja e duhanit ndikon në mënyrën se si truri reagon për të përballuar dhimbjet dhe i bën njerëzit më pak elastikë përballë tyre”, -theksojnë ata.

2.Qëndrimi ulur

Të qëndruarit ulur bën të mundur që të ushtrohet presion në disqet e shpinës, gjë që ul furnizimin me gjak të tyre dhe rrit rrezikun e lëndimit. Një person që rri ulur në tavolinë gjatë gjithë ditës, do të jetë i prekur nga komplikacionet në shpinë.

Sipas specialistëve të shëndetit, është e rëndësishme që këta persona të prishin rutinën e tyre çdo 30 minuta dhe të ecin përreth. Duke ecur mund të tkurren toksinat e trupit e mund të sillet “ushqim” për disqet e shpinës.

3. Stresi

Stresi mund të forcojë muskujt, duke shkaktuar fryrje të disqeve të shpinës, gjë që sjell dhimbje. Ndodh që munskujt ngurtësohen e sjellin komplikacione të tjera. Specialistët e shëndetit këshillojnë që të bëhet menaxhimi i stresit me ushtrime, meditime e forma të tjera alternative.

4. Ushqimi

Të qënit mbipeshë mund të ushtrojë më shumë presion mbi kurrizin tuaj dhe ju bën më të ndjeshëm ndaj dhimbjes. Sipas specialistëve të shëndetit, njerëzit të cilët janë mbipeshë janë katër herë më shumë të rrezikuar që të kenë dhimbje shpine.

Sipas tyre, duke bërë vetëm 20 minuta stërvitje në ditë mund të zvogëlohet rreziku i dhimbjeve të shpinës. E rëndësishme përsa i përket ushqyerjes është kujdesi ndaj sheqernave. “Sheqernat e përpunuara mund të krijojnë inflamacione në trup duke shkaktuar dhimbje të shpinës.”-theksojnë ata.

5. Dysheku

Nëse ju vazhdimisht zgjoheni me dhimbje shpine shkaku mund të jetë se dyshek juaj është shumë i butë. Me një dyshek të butë, pesha mbi kurrizin tuaj mund të jetë e pabarabartë duke shkaktuar dhimbje për shpinën.

6. E  folura në një telefon celular

Duke folur në telefonin tuaj celular, veçanërisht në qoftë se ju përdorni supin tuaj, mund të krijojë presion të pabarabartë në trup, duke shkaktuar dhimbje qafe, e cila më pas shtrihet në shpinën tuaj.

Gjithashtu duhet të jeni të vetëdijshëm se në qoftë se ju jeni një person që shkruani shumë, kjo gjë rrit potencialin që qafa juaj të lodhet, nga shikimi juaj poshtë në mënyrë të përsëritur.

Këshilla që vjen nga specialistët e shëndetit, duke marrë parasysh kushtet e mësipërme, është të bëni sa më shumë aktivitet, duke shmangur kështu qëndrimin ulur për një kohë të gjatë, shmangni stresin e eliminoni vese të tlla siç mund të jetë pirja e duhanit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: