Plot gjashtë gola për një pikë. Roma dhe Genoa kanë ndarë pikët në javën e parë të Serie A-së, pasi ndeshja përfundoi në barazim 3-3.

Ishin vendasit që kaluan të parët në epërsi me anë të Under që realizoi golin në minutën e 6-të. Por, dhjetë minuta më vonë, miqtë barazuan rezultatin me golin e shënuar nga Andrea Pinamonti. Sulmuesi boshnjak Dzeko arriti ta rikthente epërsinë në minutën e 30-të.

Por, Genoa arriti ta barazonte përsëri rezultatin në 2-2 me anë të Dominico Criscitos (43’), që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e dytë filloi më mirë për romanët të cilët rikthyen epërsinë sërish me anë të Aleksander Kolarov që shënoi në minutën e 49-të.

Genoa arriti ta barazonte sërish rezultatin me anë të Crisitan Kouames (70’) duke bërë që skuadrat të ndanin nga një pikë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb