Frederik Veseli u prezantua sot te Egnatia duke qenë një surprizë e vërtetë në periudhën aktuale. Mbrojtësi që ka mbajtur veshur dhe fanellën kuqezi pritet të aktivizohet në qendër. Luks në zgjedhje tashmë për Edlir Tetovën, që ka gjashtë lojtarë për mbrojtës në qendër.

Bëhet fjalë për Malotën, Xhemajlin, Dulys, Alijev, Dukën dhe tashmë Veselin. Vetëm 2 pozicione të lira për skemën 4-3-3 që po përdoret së fundmi, ndërsa mbetet për t’u parë kush do i meritojë.

Nuk përjashtohet ndërkohë mundësia për të parë eksperimente. Po ashtu ekziston mundësia e ndërrimit të skemës, pasi Edlir Tetova nuk ka qenë përherë fanatik i 4-3-3.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb