TIRANË-Gjashtë futbollistë shqiptarë janë ftuar në përfaqësuesen e Zvicrës për dy ndeshjet e radhës. Zvicra më 27 mars përballet me Estoninë, ndërsa më 31 mars me SHBA-në.


Te Zvicra janë ftuar Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Pajtim Kasami, Admir Mehmedi, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.


Behrami është lojtari i tretë me më shumë ndeshje te Zvicra prej lojtarëve aktualë. Ai ka 56 ndeshje e dy gola të shënuar.


Xhemaili ka tre gola në 40 ndeshje, ndërsa Kasami ka një gol në pesë ndeshje. Gola kanë edhe Shaqiri, Xhaka e Mehmedi. Shaqiri i ka 15 gola në 42 ndeshje, Xhaka pesë gola në 33 ndeshje, kurse Mehmedi 2 gola në 30 ndeshje.

Ndërkohë tek U-21 e Zvicrës janë ftuar Florent Hadërgjonaj, Jetmir Krasniqi e Shani Tarashaj.

(d.d/BalkanWeb)