Zjarrfikësit kanë nxjerrë gjashtë trupa të pajetë nga një qendër tregtare në Kinën jugperëndimore pasi shuan flakët.

Por, sipas mediave të huaja, aty mbetën edhe disa njerëz, ende të bllokuar.

Siç bëhet e ditur më tej, rreth 30 të tjerë janë shpëtuar nga kompleksi tregtar në qytetin Zigong në provincën Sichuan.

“Gjashtë persona janë vrarë”, tha transmetuesi shtetëror CCTV, duke shtuar se operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb