Luftëtarët talibanë vranë gjashtë vetë dhe plagosën 105 të tjerë duke hedhur në erë një kamion me bombë  në mëngjes pranë një kompleksi të Ministrisë së Mbrojtjes afgane në Kabul shkruan REuters.

Sulmi, i cili përfundoi një periudhë relativisht të qetë në kryeqytet, erdhi pasi i dërguari i posaçëm i paqes i SHBA, Zalmay Khalilzad mbajti një raund të shtatë bisedimesh paqësore me talebanët në Katar, që synonin përfundimin e luftës 18 vjeçare.

Pas shpërthimit, pesë persona të armatosur morën pozicione në një ndërtesë të papërfunduar pranë, duke gjuajtur dhe duke luftuar  me forcat e sigurisë për shtatë orë para se të vriteshin.Talibanët morën përgjegjësinë për sulmin.

“Objektivi ishte instalimi teknik i Ministrisë së Mbrojtjes,” tha zëdhënësi Zabihullah Mujahid në një deklaratë.

“Përleshjet përfunduan me vdekjen e të pesë sulmuesve”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Nasrat Rahimi. “Katër civilë dhe dy policë u vranë”. Ai tha se më shumë se 210 njerëz ishin shpëtuar gjatë operacionit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: