Një listë krimesh të panumërta të kryera nga banda e Laert Haxhiut, e cila ditën e djeshme ka marrë një goditje të rëndë pas operacionit të djeshëm të policisë së Shtetit dhe Prokurorëve të Posaçëm i nisur nga dëshmia e Artan Tafanit i cili u zbërthye para hetuesve duke treguar krimet makabre nga vrasjet, te atentatet me eksploziv apo vjedhjet me dhunë.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për 16 ngjarje për të cilat janë akuzuar dhe dyshohen 16 persona, ndaj të cilëve janë nxjerrë dhe urdhrat e ndalimit.
Konkretisht, banda e Lart Haxhiut akuzohet për:
Dy vrasje në Peqin;
një vrasje në Tepelenë;
një vrasje në Korçë;
dy vrasje në Athinë;
një tentativë vrasje në Lushnjë;
shkatërrim prone me eksploziv 5 herë;
Vjedhje me dhunë 2 herë;
3 raste sigurim kushtesh dhe mjetesh për vrasje.
VIDEO
Ky është momenti i grabitjes në Unazën e Re në Tiranë, kur Artan Tafani, dëshmia e të cilit solli zbardhjen e krimeve nga banda e Laert Haxhiut është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor, dhe nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka marrë një shumë parash është larguar me një biçikletë.