Në protestat anti-qeveritare që vazhdojnë prej gati një muaji në Irak, kanë humbur jetën 319 protestues ndërsa 15 mijë të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu Agency (AA).


Sipas një deklarate me shkrim nga Komisioni i të Drejtave të Njeriut të Parlamentit irakian, thuhet se është rritur në 319 numri i të vdekurve dhe 15 mijë numri i të plagosurve në protestat të cilat vazhdojnë që nga 1 tetori e deri më tani në vend.


Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut “Amnesty International” u bëri thirrje zyrtarëve irakianë që t‘i japin fund përdorimit të forcës vdekjeprurëse kundër protestuesve.


Irakianët po zhvillojnë protesta në rajone të ndryshme të vendit kundër papunësisë, korrupsionit dhe mungesës së shërbimeve publike. Protestuesit filluan protestat e tyre më 1 tetor ndërsa pas një pauze për shkak të ceremonive Arbain, ata rifilluan sërish protestat më 25 tetor.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb