SHKODËR

Nënkryetari i PD-së Agron Gjekmarkaj i është drejtuar me një mesazh ambasadës amerikane dhe kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashi duke denoncuar ‘një skandal që po tenton të hedhë në erë procesin elektoral në Shkodër’.

Sipas tij, pasi kanë kaluar 5 orë dhe në Bruçaj të Dukagjinit për shkaqe natyrore nuk është hapur qendra e votimit dhe KZAZ ka njoftuar KQZ për mos fillimin e procesit, komisionerët e PS po tentojnë në kundërshtim me ligjin ta rihapin atë në kushte komprometimi absolut të kodit elektoral.

Gjekmarkaj deklaron se komisionerët e PS duan të spostojnë votimin në një qendër të pamiratuar nga KQZ, por se do të përballen me vendosmërinë e shkodranëve për të mbrojtur votën e lirë.

“Për dijeni Ambasadës Amerikane dhe Zotit Celibashi! Një skandal po tenton të hedhë në erë procesin elektoral në Shkodër të cilin PD e dënon me vendosmëri dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme që të ndërpritet! Pasi kanë kaluar 5 orë dhe në Bruçaj të Dukagjinit për shkaqe natyrore nuk është hapur qendra e votimit dhe KZAZ ka njoftuar KQZ për mos fillimin e procesit, komisionerët e PS po tentojnë në kundërshtim me ligjin ta rihapin atë në kushte komprometimi absolut të kodit elektoral.
Komisionerët e PS duan të spostojnë votimin në një qendër të pamiratuar nga KQZ. Gjithesa bëhet në interes të PS për të bërë atë që dinë të bëjnë më mirë në këto 9 vite, shkatërrimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. PD nuk do të tolerojë akte të tilla. Kushdo që tenton të hedhe në erë zgjedhjet, shit-blerësit kronikë do të përballen me vendosmërinë e shkodranëve për të mbrojtur votën e lirë si dhe me pasoja të forta ligjore! Shkodra di të mbrojë historinë e saj e po aq vullnetin e saj politik”, shkruan Gjekmarkaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb