Nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim këtë të hënë me Giulio Terzi di Sant’Agata, Senator, President i Komisionit të Politikave të Bashkimit Europian në Senatin e Italisë.
Gjekmarkaj shkruan se shprehu mirënjohje ndaj përfaqësuesit të lartë të diplomacisë, ndërsa e cilësoi këtë të fundit si mik të popullit shqiptar.
Gjithashtu, numri dy i Kuvendit thekson se gjatë takimit i ka shprehur zyrtarit italian shqetësimin për rastin e ish-kryeministrit dhe kryetarit të PD, Sali Berisha dhe deputetit Ervin Salianji.
“Sot pata kenaqësinë të pres z. Giulio Terzi di Sant’Agata,Senator, President i komisionit të politikave të Bashkimit Europian në Senatin e Republikes Italiane, një figurë themelore e politikes së jashtme italiane, ish minister i jashtem në qeverinë Monti, ish ambasador i Italisë në SHBA e Izrael një mik i popullit shqiptar! I shpreha konsideraten më të lartë dhe mirnjohjen e thellë për ndihmen ndaj Shqiperisë pergjatë sfidave të historise duke i cekur ato si dhe për atë dhënë në bashkëkohesi në procesin e integrimit, në plan politik, ekonomik e kulturor, me arbëreshet e hershëm dhe imigrantët e vonë tashmë në permbyllje të procesit të integrimit të tyre atje,duke e konsideruar fat të qënit perballë njëri tjetrit gjeografikisht. Po ashtu i shpreha personalitetit të shquar gjithë shqetesimin tim për atë çka ndodh me opoziten në Shqiperi, arrestimin e Kryetarit të saj, ish-Presidentit dhe ish Kryeministrit Sali Berisha, Liderit të revolucionit demokratik 1990 kohe kjo që e shnderroi atë në një Les Valesë shqiptar. Po ashtu i shpjegova se në të njëjten pozite janë shefat e tjerë të opozites, deputet të saj (rasti Salianji) me prangat mbi kokë pikerisht në vitin elektoral duke hedhur dyshime dhe kompromentuar rëndë atë! Një shtet mik, një demokraci si ajo italiane duhet të jetë e informuar per këtë që ndodh ketu!”, ka theksuar nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj.
(BalkanWeb)0