Profesori Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se reforma në drejtësi ka marrë një goditje të rëndë.

Gjekmarkaj deklaroi se reforma në drejtësi mori goditje pas dënimit të Saimir Tahirit. Ai shtoi se shqiptarët janë popull pro amerikan, duke shtuar se ambasadori amerikan nuk duhet të bëjë kaq populizëm.

Agron Gjekmarkaj: Mendoj se reforma në drejtësi ka marrë goditje, sidomos me dënimin e Saimir Tahirit. Shpresoj që ambasadori amerikan mos të mbajë më retorikë, edhe pse ne jemi pro amerikanë. Opozita duhet të marrë pjesë në sistemin zgjedhor, për ndryshim të sistemin zgjedhor. Opozita duhet të hyjë në zgjedhje me ndryshim të sistemit zgjedhor. Kam bindjen se nëse PD nuk hapet ndaj figurave të reja, do jetë vrastare, nëse nuk ka hapje ndaj figurave të djathta.

Nard Ndoka: Opozita ka treguar përgjegjësi maksimale, më të madhen që ka treguar një opozitë në demokraci, në këtë tranzicion. Kemi qëndruar bashkë në një ditë shumë të vështirë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: