Deputeti dhe nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj së bashku me deputeten Lindita Metalia, Kryetarin e PD-së Lezhë, Gjin Gjoni, dhe anëtarë të Grupit të Punës, zhvilluan një diskutim me demokratët në Kolsh dhe Zejmen ditën e sotme.

Gjekmarkaj theksoi shqetësimet e mëdha që kanë banorët e fshatrave të Njësisë Administrative Kolsh dhe Zejmen, duke u ndalur tek mungesa e zhvillimit, investimeve dhe mbështetjes për këto zona.

Ai u shrpeh se shumë fshatra të Shqipërisë janë lënë pas dore, duke përmendur rastin e Lalmit, ku shtyllat elektrike janë vendosur në mes të asfaltit, një situatë që paraqet rrezik për jetën e banorëve dhe drejtuesve të mjeteve.

Ai theksoi se fshati po humb rëndësinë dhe peshën në zhvillimin e vendit për shkak të keqqeverisjes dhe lënies pas dore të sektorëve jetësorë si bujqësia, blegtoria dhe arsimi. Gjekmarkaj shprehu shqetësimin për rënien e cilësisë së arsimit dhe për mësimin në klasa kolektive në disa shkolla të këtyre zonave.

Në fund, Gjekmarkaj u bëri thirrje demokratëve dhe banorëve të reagojnë dhe të mos qëndrojnë duarkryq, duke kritikuar qeverinë për keqqeverisje gjatë 12 viteve të fundit. Ai theksoi se shumë shqiptarë, përfshirë demokratë, kanë emigruar për shkak të padrejtësive të pushtetit aktual, dhe është e rëndësishme që ata të angazhohen dhe të votojnë.

Gjekmarkaj e përmbylli fjalën e tij me një apel për të mbështetur programin e PD-së, i cili premton përmbysjen e qeverisjes aktuale dhe ndihmën për zhvillimin e barabartë të Shqipërisë. Ai kërkoi gjithashtu luftë kundër korrupsionit dhe kriminalitetit dhe ngritjen e pagave dhe pensioneve në nivele më të larta, përfshirë mbështetje për bujqësinë dhe sektorët e tjerë të rëndësishëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb