Në një takim të mbajtur në Laç, nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj, theksoi rëndësinë e mobilizimit për zgjedhjet e ardhshme.
Gjekmarkaj kritikoi keqeverisjen e kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakes Majlinda Cara, duke përmendur korrupsionin dhe varfërinë si plagë të mëdha për vendin.
Ai prezantoi ofertën ekonomike të PD-së, që përfshin rritje pagash dhe subvencione për bujqësinë, si dhe bëri thirrje për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Qarku i Lezhës di të fitojë dhe të bëhet shembull për të ardhmen,” deklaroi Gjekmarkaj, duke ftuar qytetarët t’i bashkohen PD-së në përpjekjen për ndryshim.
Postimi i plotë
Kurbini zgjedh ndryshimin, zgjedh PD
Sot së bashku me deputetët znj.Elda Hoti, z.Kastriot Piroli dhe Kryetarin e PD-së të Kurbinit, z. Edmond Shkoza zhvilluam një takim me demokratë e qytetarë të Laçit!
Pjesmarrja mbreslënëse është një motiv më shumë për betejën e Pranverës e cila do t’i sjellë Shqipërisë rrotacionin e shumëpritur politik! Beteja e fituar për lirinë e Sali Berishes është një ngjarje motivuese për demokratët dhe shoqerinë!
Beteja jonë vazhdon sepse arrestimet politike vazhdojnë ende mbi ne! Ervin Salianji, Nënkryetar i Grupit Parlamentar dhe Anëtar i Kryesise së PD-së vazhdon e vuan burgosjen politike!
Keqeverisja e Edi Ramës dhe keqeverisja e Majlinda Carës po krijon kudo plagë shoqërore! Korrupsioni, varfëria, banaliteti dhe shkretimi i vendit ecin krah për krah!
Zgjidhja është rikthimi i shtetit ligjor, lufta kundër korrupsionit e bandave. Zgjidhja është rikthimi i PD-së në pushtet! Oferta e saj ekonomike, 200 euro minimumi jetik, 200 euro pensioni minimal, 500 euro rroga minimale, 1200 euro rroga mesatare, 160 milion euro menjëherë për bujqësinë, rrogat me të lartat në rajon për mësuesit, pedagogët e mjekët!
Demokratët kujtojnë me krenari realizimet e qeverisë demokratike, Shqipëria në NATO, Shqipëria pa viza, infrastuktura moderne 10 mijë km me kosto të ulët, jo 20 milion euro për km, rritjen e parë serioze të rrogave e pensioneve, buxhetin substancial, Tab-in, luftën dhe asgjësimin e 130 bandave, marrveshjen e Asocim-Stabilizimit me BE-në e shumëçka tjetër!
Nga ky takim ftuam çdo opozitar, çdo demokrat, çdo qytetar, çdo socialist që deshiron të mos ndihet nën presion dhe të mbetet numër po të ketë dinjitet si individ i Kurbinit, t’i bashkohet përpjekjes së PD-së për zgjidhje të lira e të ndershme. T’i bashkohet fitores!
Qarku i Lezhës di të ndryshojë e di të fitojë, di të bëhet shembull i së ardhmes që duam! Deputetët e Lezhës, znj. Hoti, znj. Metalia dhe z. Piroli kanë bërë pa reshtur betejat e tyre për transparencë për të mbrojtur interesin publik, vlerat më të mirat të demokratëve !