Nga: ZONJA KATERINA

1 gjel ose pulë
1-2 kokrra qepë
3 lgj vaj ulliri
1 gotë verë e kuqe
2 filxhanë pure domate
1 lgj salcë domate
1 lç sheqer
1 lç piper i kuq speci
1 shkop kanelle
1-2 anice
2-3 kokrra bahar
1 pako jufka
1 lgj gjalpë
Djathë për servirje

Në një tenxhere hedhim vajin të ngrohet, shtojmë racionet e gjelit ose të pulës dhe i kaurdisim nga të dyja anët të marrin pak ngjyrë. Shtojmë më pas qepën e grirë imët dhe pak kripë dhe vazhdojmë kaurdisjen. Sapo qepa të bëhet transparente e shuajmë me verë të kuqe dhe sapo alkooli të avullojë shtojmë domatet pure (të grira në rende), salcën, pak sheqer, kripe, piper të zi dhe piper të kuq. Shtojmë dhe shkopin e kanellës dhe kokrrat e baharit dhe e lemë mishin me salcë të gatuhet në temperaturë të ulët për rreth 1 orë e 20 minuta.
Në ujë të vluar me kripë ziejmë jufkat për 5 minuta. I kullojmë, i hedhim pak gjalpë dhe i servirim menjëherë të ngrohta së bashku me mishin e pulës ose të gjelit me salcë, spërkatur me pak djathë kaçkavall të grirë në rende.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb