TIRANE

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë kundër vendimit të presidentit Ilir Meta për të shkuar sot në Komisionin Hetimor të ngritur për shkarkimin e tij.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Manjani tha se Meta nuk duhet të ishte i pranishëm në atë komision, duke sjellë në vëmendje nenin 162. Ai tha se në këtë komision mund të shkojnë kryeministri dhe kryetari i Kuvendit, por jo presidenti, ndërsa nuk i kurseu ironitë duke e cilësuar mbledhjen ‘gjellë qensh’.

MESAZHI I MANJANIT
Për të gjithë ata që më pyetën “mbi ç’ligj Presidenti i Republikës nuk duhet të shkojë tek Komisioni Hetimor”,po ju sjell në vemendje nenin 162 të Kodit të Procedurës Penale.

Nenet e këtij Kodi janë të zbatueshme edhe për procedurat hetimore parlamentare.

Dhe kur Prokurori i shtetit e ka detyrë ti shkojë në zyrë Presidentit të Republikës, Ulsiu po e po! Si Çeço madje.

Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit mund edhe të shkojnë, Presidenti JO!

Ky është një nen që ka të bëjë me dinjitetin e funksionit Publik dhe jo domosdoshmërisht të personave që e kryejnë arë funksion.

Nuk mund të shkalafatet Presidenti i Republikës nëpër qorrollepsje politike parlamentare. Presidenti është zyrtari që ka në dorë të kufizojë Parlamentin nëpërmjet të drejtës së vetos. Ka të drejtë edhe ta shpërndajë Parlamentin, në rrethana të caktuara.

Ndaj them që është gabim vatja e Presidentit aty, në atë gjellë qensh. (Ndjesë qenve).

70504785 738159156628527 2573408412213706752 N (1)
70504785 738159156628527 2573408412213706752 N (1)

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: