Nik Gjeloshaj, kandidati fitues në garën për kryetar të Komunës së Tuzit në Mal të Zi, në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se fitorja e zgjedhjeve ishte vendimtare për ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar, i cili ishte në rrezik.

Në një intervistë me shkrim dhënë gazetës “Zëri” Gjeloshaj ka pohuar se çelësi i kësaj fitoreje ishte bashkimi i forcave politike shqiptare. Ky unifikim i subjekteve, sipas tij, ishte parakushti kryesor në sensibilizimin e elektoratit shqiptar në gjithë territorin e komunës së Tuzit. Gjeloshaj më tej ka thënë se është në dijeni se gjatë qeverisjes do të përballet me sfida të shumta, porse është zotuar se do të përqendrohet në instalimin e organeve dhe të institucioneve të duhura, që do të jenë në shërbim të nevojave të banorëve të Tuzit.

Gjatë intervistës i pari i Malësisë ka konsideruar se për faktorizimin e duhur të shqiptarëve në Mal të Zi është i domosdoshëm rezultati i volitshëm zgjedhor, pasi në të kundërtën mundësitë janë të kufizuara për realizimin e kërkesave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: