Ish-deputeti i LSI Petrit Vasili përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” kritikon fjalimin e kryeministrit Rama mbajtur përpara studentëve dhe pedagogëve.

Vasili shprehet se Rama përfaqëson një qeveri analfabetësh dhe nuk mundet që një qeveri e këtillë të verifikojë tituj shkencorë.

Reagimi i Petrit Vasilit:

Ua ua qeveria e analfabetëve do të verifikojë titujt shkencorë ?!

Kryeministri përballë pedagogëve, me kurajon e marrë që vjen vetëm prej padijes së thellë, mbushi bulçitë dhe me plot gojën tha:

“Ne do të mundohemi dhe të bëjmë transparencë. Pedagogët e mirë do të ndahen nga ata sharlatanët. Kjo bëhet përmes pikave që ne kemi menduar.”

Qeveria e analfabeteve, që as shqipen e ministrave të vet nuk qeveris dot, do të ndaje shkencëtaret nga jo shkencëtarët, do të ndajë të diturit nga të paditurit, do të ndaje dijetarët nga gënjeshtarët.

Gjëmë e padëgjuar kjo.

Siç ndajnë koncesionet dhe tenderat me qeveri ashtu duan të ndajnë edhe titujt shkencorë.

Edhe në kohën e Partisë së Punës një budallallëk i tillë nuk ndodhi kurrë, bile ishte e kundërta dhe shteti e partia nuk hynë deri aty.

Reforma më e mirë që mund të bëjë qeveria është të fusë në kurs veten për të mësuar shqipen, që e flasin si këmishë e veshur mbrapsht dhe e dyta të mësojne fare pak logjike aq sa niveli i shkollës fillore, se më shumë nuk mbajnë.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb