TAJVAN- Një 20-vjeçar është nxjerrë i gjallë nga punonjësit e shpëtimit, nga rrënojat e një blloku apartamentesh, të shkatërruar nga tërmeti i fuqishëm që tronditi qytetin tajvanez të Tainanit. Ndërsa më pas është shpëtuar një person tjetër. Nuk munguan brohorimat e familjarëve, por as edhe të vetë punonjësve ndihmës kur i i riu u tërhoq lart. Sipas BBC-së, janë gati 124 persona ende të pagjetur, pas shembjes së bllokut 17-katësh.

Deri më tani, bilanci i konfirmuar i jetëve të humbura nga tërmeti 6,4 ballësh, është 20. Sipas kryebashkiakut të Tainanit, Lai Ching-te, shumë nga të humburit mendohet të jenë varrosur thellë nën gërmadhat e ndërtesës, një prej disa godinave të shkatërruara nga lëkundjet e forta të tokës.

Është bërë e ditur se në mesin e të vdekurve është dhe një i porsalindur. Gati 500 janë të plagosurit, ndërsa 92 vazhdojnë të mbeten të shtruar në spital.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: