Paraditen e sotme në pikën e grumbullimit të skrapit të kompanisë turke Kurum International sha janë gjetur disa predha luftarake të pashpërthyera, raporton për Balkanweb, gazetari Fatmir Popja.

Fatmirësisht nuk ka patur incidente me punonjësit e skrapit gjatë procesit të punës që kryhet nga ana e tyre në pikën e grumbullimit.

Predhat janë pikasur rastësisht nga punëtorët gjatë punës, të cilët kanë njoftuar menjëherë strukturat shtetërore.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe emergjencave civile.

Ende nuk ka të dhëna për numrin e predhave luftarake të gjetura në pikën e skrapit në ish-Metalurgjikun e Elbasanit, ndërsa po procedohet për demontimin e tyre nga xhenierët dhe po hetohet për të zbuluar burimin se nga ardhën aty.

Prania e municioneve dhe predhave në pikat e skrapit është rrezik potencial për jetën e punëtorëve dhe jo të pakta kanë qenë rastet e incidenteve me pasoja për jetën e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: