DURRËS

Në qarkun e Durrësit janë zbuluar sot disa predha, të cilat sipas ekspertëve datojnë që nga Lufta e Dytë Botërore. Gazetari i  “Balkanweb”, Prend Shota raporton se predhat janë konstatuar afër xhamisë në fshatin Shetaj gjatë gërmimeve që po kryente një eskavator në këtë zonë.

Predhat janë të zhytura thellë në dhe, ndërsa fatmirësisht janë pikasuar shpejt nga punonjësi i eskavatorit, i cili ka ndërprerë menjëherë gërmimet duke shmangur një tragjedi të mundshme.


Whatsapp Image 2019 02 23 At 13.55.47 1
(Foto ilustruese)

Menjëherë janë njoftuar forcat xheniere, të cilat pritet të rrethojnë zonën për të bërë të largimin e predhave nga zona e fshatit, dhe më pas të kryejnë çmontimin e tyre.



Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: