Autoritetet e Kosovës kanë gjetur në dy lokacione, kamera vëzhguese.
Raportohet se kamerat ishin të kamufluara, ndërkohë që dyshohet se përdoreshin për monitorim të lëvizjes së qytetarëve, institucioneve të Qeverisë dhe prezencës ndërkombëtare.
“Me date 27.06.2024, Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI, kanë identifikuar dy lokacione në të cilat kanë qenë të vendosura kamerat vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjeve të qytetareve, institucioneve të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në veri të vendit”, tha zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Në një reagim për mediat vendase, ai u shpreh se dyshimet janë që kamerat përdoreshin nga
institucionet e sigurisë së Serbisë.