NGA: ARMIR MEHAJ
FUSHË KRUJË- Gjenden eshtrat e një personi në fshatin Spaç të Fushë-Krujës. Fill pas sinjalizimit të policisë, kjo e fundit u vu në lëvizje për identifikimin e trupit të pajetë, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një person që rezultonte i zhdukur që prej 2014-ës.
vendi i vdekjes
Mira Kolicaj, një mësuese në fshatin Lumbardh të Pukës shpresonte shumë se do e gjente gjallë të atin e humbur prej gushiti të vitit 2014, ndaj dhe prej dy vitesh kërkonte vazhdimisht duke apeluar për ndihmë në gjetjen e tij. Por duket se Mira tashme është bindur se ai nuk jeton me dhe se eshtrat e gjetur dy dite më parë i përkasin babai të saj, Ndue Kolicaj. Banorë të zonës mësohet se kanë njoftuar Policinë se në vendin e njohur si ‘Përroi i Stanit të Lleshit’ janë gjetur disa eshtra të një njeriu.
vajza e personit të zhdukur
Familja Kolica, e cila jeton ne fshatin Orosh të Pukes është e bindur se nisur nga rrobat, eshtra i përkasin Ndue Kolices, ndërsa sipas Policisë në xhepin e pantallonave që ai mbante veshur janë gjetur dhe disa kartëmonedha 500 lekëshe, te cilat ai i mbante pasi kishte tërhequr pensionin.
Gjithnjë familjaret e 87-vjecarit mendonin se ai ishte nisur drejt Kosovës ku dhe kishte merakun e jetës të udhëtonte një here dhe gjatë rrugës për atje ai mund të kishte humbur jetën. Familjarët apelojnë ndaj strukturave shtetërore që të nxjerrin rezultatin e analizave sa me parë të jetë e mundur pasi eshtrat janë dërguar për ekzaminim në Tiranë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: