SARANDE

Një 52-vjeçar është gjetur i plagosur në aksin rrugor Sarandë-Borsh, pranë fshatit Vollooder. Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin e identifikuar si Nikoll Kola, lindur në Lezhë dhe banues në fshatin Gjashtë, në Sarandë.

Mësohet se 52-vjeçari ka fraktura të rënda të kokë. Pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Sarandës është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës, Tiranë. Ende nuk dihen shkaqet e plagosjes së 52 vjeçarit, Nikoll Kola

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb