LAZARAT- Një arsenal armësh është zbuluar nga policia gjatë kontrolleve në Lazarat, vetëm 50 metra larg nga vendi ku u qëlluan me armë uniformat blu. Ngjarja ka ndodhur më 24 qershor, ku nga të shtënat me armë humbi jetën efektivi Ibrahim Basha, ndërsa mbetën të plagosur dy policë të tjerë.

Dyshohet se ky arsenal armësh i gjetur në një pusetë uji në afërsi të shkollës së mesme, është përdorur nga grupi i zjarrit për të qëlluar ndaj policisë.

Pasi policia zbuloi vendin ku autorët kishin fshehur arsenalin, tashmë po punohet për nxjerrjen, administrimin e përpunimin e armatimeve ushtarake.


(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb