Presidenti i Malauit, Lazarus Chakwera, ka dhënë lajmin e rëndë se avioni ku udhëtonte zv.presidentit Saulos Chilima u gjet i rrëzuar, duke konfirmuar më pas vdekjen e tij dhe 9 personave të tjerë që udhëtonin me të.

Avioni ushtarak ku udhëtonte Chilima u zhduk nga radarët një ditë më parë, teksa mendohet se shkak për aksidentin ka qenë moti i keq. Mbetjet e mjetit fluturues më pas u gjetën nga forcat e ushtrisë në pyllin e Chikangawa.

Avioni Malawi Defense Force, u nis nga kryeqyteti Lilongwe rreth orës 09:17 të mëngjesit të kaluar, sipas deklaratës së bërë nga zyra e presidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb