I hidhur ka qenë fati i një 37-vjeçareje shqiptare, e cila është gjetur e pajetë në një park në Mougins të Francës. Mediat e huaja raportojnë se trupi i gruas shqiptare, që mendohet se ka qenë prostitutë, është gjetur pjesërisht i djegur dhe i zhveshur në ditën e Krishtlindjeve.

Sipas grupit hetimor, ndër shenjat dalluese që çuan në identifikimin e viktimës, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, ishte një tatuazh në krahun e saj, me emrin e një mashkulli shqiptar.

Capture
Capture

“La provence” shkruan se një person është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim, ndërsa nuk dihet nëse është një nga klientët e 37-vjeçares, apo tutori i saj. Aktualisht policia po heton.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: