KORÇË

Një grua ka gjetur vdekjen sot në Korçë pasi është mbytur nga djali i saj. 80-vjeçarja Nazime Demollari është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në lagjen 14 në Korçë, ndërsa dyshimet kanë rënë mbi djalin e viktimës, 50-vjeçarin Nazim Demollari.

Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se dyshohet se djali ka mbytur me duar nënën e tij pas një sherri të çastit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe po mbledh dëshmi për të zbuluar çfarë ka ndodhur.

Ngjarja ka tronditur fqinjët e familjes dhe banorët e tjerë të cilët kanë njoftuar policinë dhe një nga fëmijët e tjerë të viktimës duke i treguar se kishin dëgjuar të bërtitura dhe zhurma të forta. Mësohet se djali ishte i divorcuar dhe jetonte vetëm me nënën, e cila i ka fëmijët e tjerë jashtë. Fqinjët kanë thënë se 50-vjeçari konsumonte alkool dhe ushtronte dhunë vazhdimisht ndaj nënës së tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb