Reperja amerikane, Enchanting, është gjetur e vdekur disa orë më parë.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i grupit “1017 Records”, reperi Gucci Mane.
Enchantingi, emri i vërtetë i së cilës ishte Channing Nicole Larry, vdiq në moshën 26-vjeçare.
Ditën e hënë qarkulluan lajme mbi vdekjen e saj, për t’u konfirmuar më pas nga Gucci Mane.
“Shumë i mërzitur që më duhet t’i them pushofsh në paqe një zonjeje të re kaq të mirë, një ylli të vërtetë.
Do të na mungosh të gjithëve Chant” shkroi Gucci Mane.
26-vjeçarja nga Teksasi ishte tejet aktive në muzikë vitin e kaluar, mirëpo kishte kohë që nuk publikonte ndonjë projekt të ri.
Ditët e fundit, ajo ishte duke u trajtuar në spital, për mbidozë të narkotikëve.