VLORË- Një gomone e përmbysur është gjetur pranë ishullit të Sazanit në Vlorë. Informacionet e para nuk flasin për drogë por dyshohet se gomonia do përdorej për trafik. Gjithashtu mësohet se deri tani policia ka shoqëruar 2 persona në Komisariat, të cilët do të merren në pyetje.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se në gomone kanë qenë 3 persona, 2 shqiptarë dhe një italian.

Nuk dihet nëse nëse mjeti është përmbysur për shkak të motit të keq dhe detit të trazuar. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

“Në orën 23:40, anija “P – 112 Skenderbeu” e Forcës Detare, njoftohet nga QNOD në lidhje me një skaf qe po mbytej. Menjëherë anija e Forcës Detare është nisur në vendngjarje ku ka konstatuar skafin e mbytur. Në bashkëpunim me Guardia di Financia është bërë e mundur shpëtimi i 3 personave”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb