DURRËS

Një person është gjetur i mbytur mëngjesin e sotëm në zonën e njohur si ish-kantieri detar brenda Portit të Durrësit. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se policia dhe polumbarët kanë shkuar menjëherë në vend të njoftuar nga punëtorët e portit dhe kanë nxjerrë trupin e pajetë nga uji.

Pas këqyrjes paraprake, policia ka deklaruar se trupi i përket shtetasit Xhelal Skënderi, një punëtor i Portit të Durrësit. Ndërkaq një grup hetimor i ngritur për ngjarjen po punon për zbardhjen e rrethanave.

Durres Gjendet I Vdekur Nje Person 1
Durres Gjendet I Vdekur Nje Person 1

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: