LUSHNJE – Gjendet në lagunën e Karavastasë trupi i pajetë i 25-vjeçarit Arbër Ismaili, i cili rezultonte i zhdukur që prej 31 dhjetorit. Burime nga policia bëjnë të ditur se trupi i pajetë i të riut u gjet paraditen e sotme në ujërat e lagunës.
25-vjeçari Arbër Ismaili dhe shoku i tij Klodi Dervishi kishin shkuar për peshkim dy ditë më parë në lagunën e Karavastasë, por nuk u kthyen më në shtëpi. Trupi i pajetë i Klodi Dervishit u gjet më 31 dhjetor nga peshkatarët në lagunë, ndërsa prej dy ditësh vijonin kërkimet për gjetjen e shokut të tij.
Të rinjtë nga fshati Kryekuq, i komunës Rremas janë mbytur në ujë që prej 31 dhjetorit, teksa përpiqeshin të peshkonin në lagunën e Karavastasë.
(er.nu/BalkanWeb)




Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: