LEZHË- Një peshkatar është gjetur i mbytur mëngjesin e sotëm në Portin e Shëngjinit. Mësohet se viktima, Mark Ujka po nga Shëngjini është gjetur i vdekur tek vendi i quajtur “Skalierat” nga familjarët e tij.

Menjëherë ata kanë njoftuar policinë e cila ka nisur hetimet për ngjarjen. Paraprakisht dyshohet se Ujka është mbytur nga dallgët e detit që për shkak të motit të keq kanë qenë në lartësi të konsiderueshme. Gjithsesi policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: