Një 47-vjeçar u gjet pa shenja jete në banesë nga familjarët e tij, pasditen e së dielës në Durrës. Nga të dhënat e para dyshohet se B.I i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 17:20, në lagjen nr.18, në banesë është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi B. I., 47 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb