KORCË

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës mbrëmjen e sotme. Një 57-vjeçar është gjetur i vrarë në banesën e tij në rrethana të paqarta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në qendër të qytetit.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se viktima është shtetasi Gëzim Nako. Policia bën me dije se ai mund të jetë vrarë nga grabitës dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit të rëndë.

57-vjeçari ka qenë i vetëm në banesë, kur familjarët kanë gjetur trupin e tij të pajetë. Pista kryesore ku dyshon policia është vrasja nga grabitës të armatosur.

Informacion paraprak
Më datë 08.07.2019, në lagjen numwr 7, në banesë është gjetur nga bashkëshortja, shtetasi G.N 57 vjeç, i pajetë, i vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: