Xhemajl Behluli, 61-vjeçari i cili ishte zhdukur nga e enjtja në Gjilan, është gjetur i vdekur.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha se po e presin raportin zyrtar mjekësor

“Jemi në pritje të një raporti nga mjeku. Tani prokurori mbetet të vendos nëse do ta dërgojë për obduksion trupin e pajetë në IML apo jo. Më vonë do të bëjmë të ditura edhe informacione të tjera lidhur me rastin”, tha Hashani.

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi kishte kërkuar ndihmë nga qytetarët për ta gjetur Xhemajl Behlulin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: