TAJLANDE

Trupi i një 58-vjeçari është zbuluar nga skuadra e shpëtimit në një hotel në Patong dje në mëngjes. Shërbimet e emergjencës u thirrën në kompleksin e apartamenteve në rrugën “Phra Baramee “ në orën 8;46 të mëngjesit. Sipas policisë nuk është gjetur asnjë shenjë mbytjeje në dhomë.

Besohet se burri është me origjinë nga Stockport i Britanisë së Madhe.

Policët gjetën ilaçe për tretjen në dhomën e burrit dhe ende nuk është e qartë nëse kanë lidhje me vdekjen e burrit. Një mik i të ndjerit, Chanitree “Natta” Sireekerger, është përpjekur të kontaktojë të afërmit e burrit për funeralit, sipas mediave të Tajlandës. Policia shprehet se ai kishte humbur jetë disa ditë para zbulimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb