PEJË

Një imam i xhamisë në Novosellë të Pejës ka ndërruar jetë pasditen e së enjtes. Media kosovare “Telegraf” shkruan se shkak për vdekjen e imamit, Ramë Blakaj është bërë një incident me energjinë elektrike brenda ambienteve të xhamisë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar vdekjen aksidentale të imamit.

“Dje me datë 11.04 rreth orës 21:15 minuta, policia është njoftuar për një rast në fshatin Novosellë të Pejës. Patrulla policore ka arritur në vend të ngjarjes, e ka vërejtur viktimën e shtrirë në dysheme”, tha ai.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të vdekjes së imamit brenda ambienteve të xhamisë në Novosellë të Pejës.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: