GJIROKASTËR

Një shtetas italian është gjetur pa jetë në lagjen ‘Manalat’ në Gjirokastër. Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për 74-vjeçarin e identifikuar si Fausto Franko Bistri, me leje qëndrimi në Shqipëri, Gjirokastër.


Mësohet se viktima ka qenë karabinierë por tashmë në pension. Po kështu bëhet e ditur se 74-vjeçari bashkëjetonte prej tre vitesh me një shtetase shqiptare rreth 40 vjeçe. Nuk dihen ende motivet zyrtare të vdekjes por dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale.


(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb