BRITANI E MADHE

Lideri i grupit britanik ‘Prodigy’, Keith Flint ndërron jetë në moshën 49 vjeçare. Artisti i njohur u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Dunmow, Essex, Britaninë e Madhe.

Lajmi i vdekjes u konfirmua nga policia, e cila raporton se shkaqet mbeten ende mister. Zëdhënësi i policisë raportoi se kur ambulanca mbërriti në shtëpinë e tij, 49-vjeçari kishte ndërruar jetë. Ndërkohë që ekspertët po përgatisin dosjen e plotë në lidhje me shkaqet kryesore të vdekjes së Keith Flint.

Flint ka qenë shpirti i grupit, ‘Prodigy’ i cili u formua në vitin 1990.Të shtatë albumet e grupit të famshëm kanë arritur të jenë në vend të parë në Mbretërinë e Bashkuar. “No Tourist” ishte i fundit që u lançua në 2018-n. Keith Flint ka performuar disa nga hitet më të njohura të Prodigy, “Firestarter” dhe “Breathe”.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb