Prezantuesi i njohur britanik i BBC, Michael Mosley është gjetur i vdekur në Greqi.

Trupi i tij u gjet në det në ishullin Symi.

Ai ishte zhdukur prej të mërkurës së kaluar, kur dhe nisën hetimet nga autoritetet greke.

Kërkimet ishin fokusuar pikërisht në këtë ishull.

Trupi i pajetë i 67-vjeçarit u gjet në një shpellë, që konsiderohet e rrezikshme për të hyrë.

Policia greke kishte njoftuar ditë më parë se Mosley ishte nisur për një shëtitje në qendër të ishullit dhe pastaj humbi kontaktet me bashkëshorten e tij e cila ngriti alarmin për zhdukjen.

67-vjeçari ishte i njohur për programet, duke përfshirë programin e BBC-së ‘Trust Me’, ‘I’m a Doctor’ dhe paraqitjet në ‘The One Show’ të BBC-së dhe ‘This Morning’ në ITV.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: