HAGE – Dusan Dunjiq, i cili do të dëshmonte në mbrojtje të Ratko Mladiç, është gjetur i vdekur në një hotel në Holandë, por shkaqet e vdekjes nuk dihen ende.

Gjykata Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë ka njoftuar se dëshmitari për çështjen e Ratko Mladiçit, Dusan Dunjiq është gjetur i vdekur në një hotel të Hagës gjatë ditës së sotme.
Ish-komandanti serb, Mlladiq po gjykohet në Hagë për krimet e luftës në Bosnje, apo më saktësisht për vrasjen e 7 mijë boshnjakëve në Srebrenicë më 11 korrik të vitit 1995.

Ndërkohë dëshmitari i vdekur, Dunjiq, më herët kishte dëshmuar si ekspert i mbrojtjes në disa raste të tjera në gjykatën e Hagës, shkruan “Zeri”.
Në dëshminë e tij për gjyqin e Radovan Karaxhiqit në vitin 2013, Dunjiq kishte thënë se ka ekzistuar dëshmi e firmosur se vetëm 450 deri 500 trupa të nxjerrë nga varret masive, pas rënies së Srebrenicës më 1995, kanë qenë viktimë e vrasjeve me armë. Ndërkohë gjyqi për Ratko Mlladiqin do të vazhdojë të hënën.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: