KORÇË

Një 80-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot pasdite në qytetin e Korçës. Gazetarja e “BalkanWeb”, Lorena Kodra raporton se i moshuari është identifikuar si Y.Muja.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

Burime nga policia i thanë “BalkanWeb”  se në trupin e të moshuarit nuk janë konstatuar shenja dhune.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: