Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 13:45, në Gjilan.

Më tej, bëhet e ditur se viktima është dërguar në emergjencë, ku më pas ka ndërruar jetë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se është gjetur pa ndjenja djali i tij viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në Emergjencë, ku më pas ka ndërruar jetë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, sipas raportit, zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e trupit të pajetë të viktimës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb