Një tjetër vetëvrasje ka ndodhur në orët e para të ditës së martë, ku një 90-vjeçar u gjet i pajetë në banesën e tij në Korçë. Dyshohet se i moshuari ka qëlluar veten me një armë gjahu. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 03:00 në lagjen nr.4 të qytetit të Korçës.

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 03:00, në lagjen nr. 4, Korçë, në banesën e tij, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi Dh. Gj., rreth 90 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb