MEMALIAJ– Një person është gjetur i vrarë në Memaliaj, pasditen e sotme me një plumb pas koke. Mësohet se 43-vjeçari Alket Muhaj u gjet i vrarë me një plumb pas koke në fshatin e tij, Rabie.

Në bazë të informacioneve të marra për ngjarjen, gazetarja Brikana Metaj thotë për “BalkanWeb” se Muhaj dyshohet se ishte punëtor në parcelat me hashash, motiv që mund të ketë çuar në vrasjen e tij. Dyshohet se 43-vjeçari Muhaj i tregoi policisë për parcelat, dhe ky fakt mund të jetë bërë shkak për vrasjen e tij. Burime për ‘BW’ bëjnë me dije se 43-vjeçari është qëlluar me kallashnikov.

Burime për “News24” dhe “BalkanWeb” thotë se ngjarja e rëndë ka lidhje me një parcelë hashashi të zbuluar në 4 shtator në Gllavë, pranë fshatit Rabie.

“Në afërsi të fshatit Rabie, Memaliaj në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A.M, 43 vjeç, banues në Rabie, Memaliaj. Menjëhere pas marjes së njoftimit në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e policisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb