INDONEZI- Autoritetet indoneziane thonë se zhytësit dhe një automjet nënujor pa pilot, kanë gjetur sot bishtin e aeroplanit të AirAsia i cili u rrëzua në Detin Java, me 162 persona në bord.

Zbulimi është i rëndësishëm ngaqë në bishtin e aeroplanit gjendet kutia e zezë, e cila regjistron të dhënat e fundit të aeroplanit para se ai të fundoset.

Zyrtari i shpëtimit Henry Bambang Soelistyo, ka thënë se prioritet tashmë mbetet të verifikohen elementet përcjellëse të bishtit të aeroplanit si dhe gjetja e trupave të tjerë.

Deri më tani janë gjetur 40 trupa të njerëzve.

Aeroplani A320 u rrëzuar më 28 dhjetor teksa po udhëtonte nga Sarabaya e Indonezisë për në Singapor.
Moti i keq besohet të ketë qenë shkak për rrëzimin e aeroplanit.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: